Pasqyra E Shtypit Të Kosovës
PRISHTINË, 27 Qershor/ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:
"Koha Ditore"
MINISAMITI BALLKANIK NË PREVALLË TË PRIZRENIT PËRFUNDON PUNIMET
Katër liderët rajonalë i çojnë porosi maturie BE-së. Pas takimeve kokë më kokë dhe një takimi të përbashkët të zhvilluar të shtunën, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ai i Shqipërisë, Bamir Topi, kreu i Maqedonisë, Georgi Ivanov, dhe i pari i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, kanë pohuar se tema kryesore e bisedave është lidhur me çështjen e lirisë së lëvizjes njerëzore, si bazë e rëndësishme e komunikimeve dhe e proceseve integruese. Nikoqiri i takimit ka vlerësuar se mini-Shengeni ballkanik dëshmon maturinë e kësaj pjese për proceset e mëtejshme integruese.
Tituj të tjerë:
- Plani i vonuar operativ i PK-së për "Vidovdan"
- UP-ja rrezikon akreditimin për shkak të mbipopullimit
- Shkarkimi, opsion i hapur për presidentin
- Mungojnë statistikat për prodhimin e energjisë nga era
- Kulturë - 70 mijë euro shtesë për librin, ende në pikëpyetje
"Bota Sot"
PËR VENDET E RAJONIT, "MINISHENGEN" PA SERBINË
Kosova nikoqire e samitit të radhës
Tituj të tjerë:
- LDK-ja sërish "kërcënon" qeverinë - Ligji për Prishtinën rikthen krizën mes koalicionit
- Buxheti për "apetite" partiake apo për nevoja të shtetit!
- Haraqija: Për LDK-në, PDK-ja dhe AAK-ja janë të njëjta
- Institucionet ndërkombëtare, në funksion të institucioneve të Kosovës - Editoriali
"Express"
KOJSHITË E MIRË
Presidentët Fatmir Sejdiu, Bamir Topi, Filip Vujanoviç dhe Gjorge Ivanov i treguan njëri-tjetrit se duan të kenë fqinjësi të mirë mes tyre, pavarësisht se mes vendeve të tyre mbeten ende probleme të hapura. Këtë mesazh, nga Bjeshkët e Sharrit, ata ia dërguan edhe Bashkimit Europian. Fqinjët, përveç mikpritjes, lavdëruan edhe bukuritë natyrore të Kosovës.
Tituj të tjerë:
- Mësim nga Sllovenia
- Telashet e Graçanicës
- S'i përfillin rekomandimet
- Koment - Mbi "çmendinë normale"
"Zëri"
MINISHENGENI
Liderët e katër vendeve të rajonit pjesëmarrës në minisamitin e Prizrenit kanë mbështetur idenë për krijimin e një minishengeni ballkanik
Tituj të tjerë:
- Analizë - Samiti dhe Serbia
- Populli vëzhgon, revolta në kulm
- Ekonomi - 8 karrige 8 mijë euro
- Mbyllen 31 lokale
"Kosova Sot"
KATËR UDHËHEQËSIT E SHTETEVE TË RAJONIT U TAKUAN NË PREVALLË, PËRÇOJNË MESAZHE BASHKËPUNIMI
Liderët ballkanikë pro mini Shengenit
Tituj të tjerë:
- PK-ja ua shpall të lira vendet e punës hetuesve të krimeve ekonomike - Siten hetuesit e korrupsionit
- Kuvendi shkel rregulloret, vonon ligjet
- Pak të hyra nga turizmi
- Editoriali - Lëvizje pa pasaporta /m.m/