Johanesburg, 27 qershor, NOA – Sulmuesi kryesor i skuadrës gjermane Lukas Podolski ka deklaruar se skuadra e tij ka energji të mjaftueshme për të mundur Anglinë. Në një prononcim për mediat, Podolski ka theksuar se nga ndeshjet që ka bërë deri më sot Anglia nuk ka treguar ndonjë nivel shumë të mirë.
“Nuk mendoj se duhet të kemi frikë nga ata. Është e vërtetë se ata luajtën relativisht mirë në ndeshjen e tyre të fundit në grup, por nga ajo çfarë kanë bërë gjatë gjithë kampionatit, nuk ka arsye për t’u frikësuar”, tha Podolski.
Ndeshja mes Gjermanisë dhe Anglisë do të luhet sot në orën 16:00 dhe është e vlefshme për fazën e dytë të Kampionatit Botëror të Afrikës së Jugut.
NOA/ANSA