English

Policia e Torontos: Mëse 400 vetë janë arrestuar gjatë protestave kundër G-20

Toronto, 27 qershor, NOA – Ndërsa Samiti i G-20 ka mbledhur sot në Toronto krerët e vendeve më të industrializuara të botës që synojnë të dalin të bashkojnë hapat për të marrë masat në daljen nga krizës ekonomike financiare, më shumë se 400 vetë ka mbërritur numri i të arrestuarve në protestat e të shtunës kundër samitit ekonomik.

Zëdhënësi i policisë së Torontos, Tim Barous deklaroi se gjatë trazirave rrotull vendmbajtjes së samitit të G-20, janë arrestuar gjithsej 412 vetë.

Sipas zëdhënësit të policisë së Torontos, të arrestuari u kanë vënë flakën automjeteve dhe kanë thyer vitrinat e subjekteve tregtare në qendër të Torontos.

mit/NOA
KOMENTE