English

Pragë - Klaus Emëron Petr Necas Në Postin E Kryeministrit

PRAGË, 27 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenti çek, Vaclav Klaus njoftoi sot se do të emërojë nesër Petr Necas, shef i partisë së djathtë ODS, në postin e kryeministrit, pas zgjedhjeve legjislative që u zhvilluan më 28 dhe 29 maj. ''Necas duhet të formojë menjëherë kabinetin e tij qeveritar me qëllim që të mund të marrë postin e kryeministrit'', theksoi presidenti për televizionin Prima. Shefi i partisë ODS u ngarkua më 4 qershor nga Klaus të nisë negociatat për formimin e qeverisë së re. Kryeministri çek, Jan Fischer paraqiti të premten dorëheqjen e tij nga kabineti i përkohshëm qeveritar, pas seancës së dhomës së re të ulët./ /ec/
KOMENTE