Ps: Qeveria Nuk Po Respekton Detyrimet Ligjore Ndaj Biznesit
TIRANË, 27 Qershor/ATSH-Maela Marini/.- Partia Socialiste deklaroi sot, se "qeveria nuk ka kryer asnjë nga reformat ekonomike dhe nuk po respekton detyrimet ligjore me biznesin në vend".
Në një deklaratë për shtyp, Sekretari i Këshillit Ekonomik në PS, Ervin Bushati tha se "Qeveria nuk po i paguan dot detyrimet që i ka sipërmarrjes vendase".
"Kjo ndodh pasi qeveria nuk ka para në arkën e shtetit për të përmbushur detyrimet kontraktuale ndaj këtyre firmave. Sot detyrimet ndaj biznesit nga qeveria, janë mbi 150 milionë euro. Dështimi i lëvrimit në kohë të një Eurobondi prej 400 milion euro në tregjet ndërkombëtare, ka bërë që qeverisë t'i shterojë likuiditeti financiar", tha Bushati. /k.sh/