English

Shba - Stuhia Tropikale ''Alex'' Përfshin Amerikën Qendrore

MAJAMI (SHBA), 27 qershor /ATSH-AFP/ - Stuhia tropikale "Alex", e para për këtë sezon në Atlantik përfshiu dje në mbrëmje Belizen, që ndodhet në Amerikën Qendrore, njoftoi Qendra Kombëtare e Uraganeve (NHC) me bazë në Majami, në juglindje të SHBA-së. Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve në SHBA, stuhia ''Alex'' po zhvendoset në brendësi të tokave në Belize. Në orën 03:00 GMT, stuhia që shoqërohej me erëra të forta që arrinin deri në 95 kilometra në orë u lokalizua 30 kilometra në veriperëndim të Belize City. Meteorologët parashikojnë që stuhia ''Alex'' do të prekë edhe Gjirin e Meksikës sot në mbrëmje pasi të kalojë në gadishullin meksikan Yucatan./ /ec/
KOMENTE