English

Soft News - Botërori 2010 - Merkel Dhe Cameron Lënë Samitin E G20-S Për Të Parë Së Bashku Ndeshjen Gjermani-Angli!

TORONTO, 27 qershor /ATSH-AFP/ - Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kryeministri britanik, David Cameron u larguan nga sesioni plenar i G20-s, që po zhvillohet në Toronto, për të parë së bashku pjesën e dytë të ndeshjes Gjermani-Angli, njoftuan sot delegacionet respektive. Rivaliteti historik mes dy skuadrave u nxit edhe nga një gol i refuzuar i Frank Lampard në favor të Anglisë, edhe pse imazhet televizive treguan se topi kishte kaluar vijën fatale. Ndeshja u fitua nga Gjermania me rezultatin 4-1./ a.jor.
KOMENTE