English

Vlorë: Mot Me Vranësira E Kthjellime, Kushte Normale Lundrimi

VLORË, 27 Qershor/ATSH-H.Koçi/- Gjatë ditës së sotme, në gjirin detar të Vlorës parashikohet një situatë meteorologjike e paqëndrueshme, rrjedhojë e uljes së vlerave të presionit atmosferik dhe ndryshimit të drejtimit të erës. Moti parashikohet të jetë i kthjellët dhe me vranësira që do të vijnë duke u shtuar, deri në nivelin mesatar dhe të dendur. Vlerat e temperaturave do të jenë të njëjta me ato të një dite më parë. Burime të kapitenerisë së portit bënë të ditur për ATSH-në se, sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Perëndim-Jugperëndim, me shpejtësi nga 4-6 m/sek, deri në 8-10 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 25-27 gradë celcius dhe ato minimale në 15-17 gradë celcius. Valëzimi parashikohet të jetë 1-2 ballë brenda gjirit detar dhe 4-5 ballë në det të hapur. /k.sh/
KOMENTE