English

Afrikë e Jugut 2010, Torres: Duhet kujdes ndaj Portugalisë

Afrikë e Jugut, 29 Qershor NOA - “Portugalia është një skuadër tepër e fortë dhe ne shpresojmë që të jemi të gatshëm për këtë përballje”, - tha Fernando Torres, sulmuesi i përfaqësueses së Spanjës.

Ai gjithashtu theksoi se skuadra e tij duhet të ketë tepër kujdes në këtë ndeshje pasi tek portugezët nuk është vetëm Cristiano Ronaldo, por janë dhe një sërë lojtarësh të tjerë të cilat janë mjaft kualitativ.

“Të gjithë e kemi vënë re se Cristiano Ronaldo është lojtari lider i tyre, por Portugalia nuk është vetëm ai. Kemi parë me mjaft kujdes videot e tyre dhe jemi të gatshëm për këtë përballje pasi e dimë mjaft mirë se si duhet të vendosemi në fushë”, - pohoi Torres në prag të kësaj sfide e vlefshme për fazat e një të tetave të finaleve në këtë Botëror.

r.b/NOA

KOMENTE