Durrës, 28 Qershor, NOA – Një djalosh 27-vjeçar ka humbur jetën ndërsa ishte duke kaluar rrugën dhe papritur, u gjend i përplasur me forcë nga një autobus urban.
Ngjarja fatale konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Durrësit, sipas të cilave, ajo ka ndodhur saktësisht në vendin e quajtur “Sheshi Pranvera në Durrës”, prej autobusit urban të linjës Spitallë-Durrës.
Ndërsa mësohet se prej kësaj goditje të rëndë është aksidentuar me pasojë vdekjen këmbësori Osman Tellalli, 31 vjeç.
Forcat e policisë kanë shoqëruar në polici drejtuesin e automjetit, ndërsa mësohet se po vazhdon kryerja e veprimeve të para hetimore lidhur me ngjarjen në fjalë ... (vijon).
n.e/NOA