English

Axhenda Ndërkombëtare 28 Qershor 2010

---------------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------- DURBAN/JOHANESBURG - Vazhdon Kampionati Botëror 2010 ku do luhen ndeshjet Brazil- Kili dhe Holandë-Sllovaki. TË TJERA --------------- OCH/BISHKEK - Ndjekje e situatës në Kirgistan pas referendumit për Kushtetutën e re që synon të stabilizojë vendin pas dhunës së përgjakshme të javëve të fundit. TEHERAN - Konferencë shtypi e presidentit, Mahmud Ahmadinexhad, pas deklaratës së drejtuesit të CIA-s, Leon Panetta sipas të cilës, Irani disponon mjaftueshëm uranium pjesërisht të pasuruar për të prodhuar bomba. KONAKRY - Zhvillime pas zgjedhjeve të para presidenciale të lira të organizuara në Guine që prej pavarësisë së vendit më 1958. JERUSALEM - 43-vjetori i aneksimit nga Izraeli i sektorit lindor të Jerusalemit pas luftë në qershor të vitit 1967. PRAGË - Presidenti, Vaclav Klaus do të emërojë zyrtarisht Petr Necas, shei i partisë së djathtë të ODS, në postin e kryeministrit, një muaj pas zgjedhjeve legjislative të 28 dhe 29 majit. HAVANA - Presidenti sirian, Bachar al-Assad vazhdon turneun latino-amerikan në Kuba. TORONTO (Kanada) - Mbretëresha, Elizabeth e Anglisë nis në Halifax, në Kanada një vizitë nëntëditore. TRIPOLI - Minis samit arab për të diskutuar për ristrukturimin e Lidhjes Arabe. BRUKSEL - Takim mes Komisionit Evropian-OPEC./ /ec/ a.jor
KOMENTE