Be - Presidenca Belge E Radhës Kërkon Progres Të Tre Dosjeve Për Anëtarësim
MADRID, 28 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenca belge e Bashkimi Evropian, e cila më 1 korrik, ka në plan të përparojë me tre dosje për anëtarësim në bllok të cilat janë në vijim, të Kroacisë, Islandës dhe Turqisë, njoftoi nga Madridi sekretari belg i Shtetit për Çështjet Evropian, Olivier Chastel.
"Belgjika dëshiron të përparojë lidhur me tre dosjet e angazhuara nga Spanja, atë të Kroacisë, Turqisë dhe Islandës", deklaroi zyrtari belg, gjatë një konference shtypi të përbashkët me homologun e tij spanjoll, Diego Lopez Garrido.
Chastel deklaroi mundësinë për hapjen e një kapitulli negociatash me Turqinë në muajt e ardhshëm ndërkohë që Spanja e cila kishte presidencën gjatë gjashtëmujorit të parë, u tregua veçanërisht aktive për progres të dosjeve pavarësisht ngurrimit francez dhe gjerman.
Që nga fillimi i bisedimeve në fund të vitit 2005, 12 kapituj tematikë të negociatave nga 35 të tillë ishin prej kohësh të hapur, por BE-ja kanë bllokuar disa që prej vitit 2006, kryesisht lidhur me çështjen qipriote.
Franca dhe Gjermania preferuan të propozonin një partneritet të veçantë me Turqinë.
Lidhur me Islandën, blloku i 27 vendeve i kanë hapur më 17 qershor dritën e gjelbër negociatave për anëtarësim në BE./
/i.p/