English

Berisha: Zgjedhjet e lira të 28 qershorit, dëshmia që çoi Shqipërinë drejt integrimit

Tiranë, 28 qershor, NOA – Një vit nga zgjedhjet e qershorit 2009, Kryeministri Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, se ishin pikërisht këto zgjedhje të lira e të ndershme, të cilat përcaktuan vendimet e rëndësishme të BE, për marrjen e statusit të vendit kandidat vjet si dhe për vendimet e këtij viti që shënuan edhe miratimin e rezolutës së PE-së, për heqjen e vizave.

“Në 28 qershor, të vitit 2009, shqiptarët zhvilluan zgjedhjet më të mira në tërë historinë e pluralizmit. Atë ditë në këtë vend u administruan zgjedhjet më të mira, për të cilat OSBE dhe ODHIR deklaruan njëzëri se u plotësuan zotimet e qeverisë ndaj standardeve evropiane, ku qytetarët shqiptarë votuan dhe zgjodhën me votën e tyre të lirë”, deklaroi kryeministri Berisha.

Kreu i mazhorancës, theksoi se këto zgjedhje ishin ndër zgjedhjet më të kushtueshme në historinë e vendit, pasi investimi i bërë për përdorimin e teknologjisë më të lartë, për realizimin e dokumenteve të identifikimit për procesin e votimit, dhe teknologjia e lartë në procesin e numërimit të votave i kushtuan shqiptarëve mëse 40 milion euro, një gjë kjo e domosdoshme nënvizoi Berisha, pasi i shërbyen qëllimit kryesor, arritjes së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ku rezultati ishte aspekti dytësor.

Duke evidentuar krizën politike të shfaqur pas tyre, kreu i qeverisë tha se “pavarësisht zhurmës së nga opozita dhe qëllimet e saj, nuk pati asnjë shqiptar të humbur, sepse ishin këto zgjedhje ato që përcaktuan vendimet më të mëdha në historinë e këtij vendi nga qershori i viti të shkuar deri në këtë fundqershor”.

“Pa karakterin e lirë të këtyre zgjedhjeve, pa dëshminë se nuk pati provë për numërime të parregullta, unë ju garantoj ju, se asnjë nga vendimet e marra gjer më sot nuk do të merrej për Shqipërinë, pasi ishin pikërisht këto zgjedhje që bënë të mundur marrjen e vendimeve më të mëdha për shqiptarët, përdrejt procesit të integrimit në BE, projekti më madhor i vendit”, nënvizoi kryeministri Sali Berisha.

Duke iu referuar vendimeve të marra nga vendet e Europës, ai për statusin e kandidatit vjet, dorëzimi i pyetësorit, vendimi për liberalizimin e vizave, kryeministri rishtas theksoi se ishin pikërisht zgjedhjet dëshmia që ndërkombëtarëve u shërbeu për të vendosur unanimisht për procesin integrues të Shqipërisë në Evropë.

Sipas Berishës, ky vit shënon edhe 20 vjetorin e rënies së diktaturës komuniste në Shqipëri, që ai e quajte rënien e murit të Berlinit për shqiptarët.

mit/NOA
KOMENTE