English

Bërthamore - Ahmadinexhad: Negociatat Vetëm Pas Dy Muajsh

TEHERAN, 28 qershor /ATSH-ANSA/ - Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad deklaroi sot se Teherani synon të rikthehet në tavolinën e negociatave për çështjen bërthamore, por vetëm "duke nisur nga gjysma e dytë e muajit të shenjtë të Ramazanit", pra pas dy muajsh. Ahmadinexhad shpjegoi se vonesa në rifillimin e negociatave "është vendosur për të ndëshkuar fuqitë e mëdha për vendimin e tyre të pamoralshëm për të aprovuar sanksione të reja kundër Republikës islamike". Ahmadinexhad, i cili i bëri komentet e tij gjatë një konference për shtyp, i kritikoi fuqitë e mëdha për rezolutën më të fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që u votua më 9 qershor. Negociatat për çështjen bërthamore iraniane zhvillohen me pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, SHBA-ja, Rusia, Kina, Franca dhe Britania e Madhe, plus Gjermania. /e.v/
KOMENTE