English

Bërthamore - Ban Ki-Moon: Negociatat Me Iranin Janë Ende Të Vlefshme

NJU JORK, 28 qershor /ATSH-ANSA/ - "Pavarësisht sanksioneve të reja të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dera për një zgjidhje të negociuar mbetet ende e hapur", deklaroi sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, për çështjen bërthamore iraniane. "Do të vazhdojë t'i kërkojë liderëve të botës dhe palëve të interesuara të angazhohen për negociata", shtoi sekretari i përgjithshëm gjatë një deklarate të shkurtër për shtyp. Ban shpjegoi se ka diskutuar për çështjen bërthamore iraniane "me presidencën e Bashkimit Evropian dhe presidencën e Këshillit të Sigurimit, duke i nxitur për t'i vazhduar këto negociata nëpërmjet grupit 5+1", pra me pesë anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit (SHBA, Britani e Madhe, Francë, Rusi, Kinë + Gjermani). /e.v/
KOMENTE