Cia: Irani Ka Uranium Të Mjaftueshëm Për Prodhimin E Dy Bombave Atomike
NJU JORK, 28 qershor /ATSH-ANSA/ - Nëse Irani dëshiron mund të prodhojë dy bomba atomike brenda një periudhe dyvjeçare, deklaroi shefi i CIA-s, Leon Panetta.
Panetta shtoi se Teherani ka uranium të pasuruar të mjaftueshëm për prodhimin e këtyre bombave bërthamore.
Megjithatë, presidenti rus, Dmitri Medvedev deklaroi se këto informacione duhet të verifikohen.
''Informacionet e CIA-s duhet të verifikohen, sidoqoftë ato janë mjaft shqetësuese'', deklaroi në Toronto Medvedev./
a.jor.