Demografi - Popullsia E Kanadasë Arrin Në Më Tepër Se 34 Milionë Banorë
OTAVA, 28 qershor /ATSH-AFP/ - Kanadaja, vendi me sipërfaqen e dytë më të madhe në botë, e kaloi në tremujorin e parë shifrën 34 milionë banorë, shumica falë fluksit të imigrantëve, njoftoi sot instituti kombëtar i Statistikave, Statcan.
Popullsia e Kanadasë, që përqendrohet në më tepër se 63 për qind në Ontario, në qendër dhe në Kebek, në lindje, është vlerësuar më 1 prill 2010 në 34 019 000 banorë, që përbën një rritje me 88 100 persona (+0,26) gjatë një viti, shtoi burimi në një komunikatë.
Në vitin 2010, Kanadaja parashikon të pranojë 240 000 deri 265 000 imigrantë, ka njoftuar të shtunën ministri i Imigracionit Jason Kenney.
/I.Pu.