English

Durrës: Autobuzi I Plazhit I Merr Jetën 27-Vjeçarit

DURRES, 28 qershor /ATSH-Gëzim Kabashi/.- Një 27-vjeçar humbi jetën sot paradite në Durrës, kur autobuzi urban I plazhit e ka goditur atë aksidentalisht. Burime zyrtare nga drejtoria e Policisë së qarkut, bënë të ditur për ATSH-në se "ngjarja ndodhi rreth orës 9.40 në sheshin e autobuzave pranë kompleksit "Pranvera", rreth 500 metra larg qendrës së qytetit. 27-vjeçari Julian Shiti,që po kalonte nga një anë e rrugës në tjetrën, u godi aksidentalisht nga autobuzi me targë DR 84 85 D". Megjithëse u transportua në spitalin kirurgjik rajonal viktima nuk mundi të mbijetojë për shkak të dëmtimeve të rënda. Sipas burimeve, është shoqëruar në komisariatin e policisë drejtuesi i autobuzit urban, ndërsa po punohet për të mësuar se ku banonte viktima e aksidentit. Në qytetin bregdetar të Durrësit gjatë stinës së verës trafiku i automjeteve shumëfishohet, për shkak të mbëritjes së vizitorëve dhe pushuesve nga qytete të ndryshme të vendit tonë si dhe nga Kosova e Maqedonia./n.m/
KOMENTE