English

Ekon - Kinë - Pas Samitit Të G20-S Juani Në Nivelin Më Të Lartë Ndaj Dollarit

PEKIN, 28 qershor /ATSH-AFP/ - Kina vendosi kursin e këmbimi të juanit ndaj dollarit në nivelin më të lartë që prej disa vitesh pas samitit të G20-s, ku Pekini u bë sërish objekt i presioneve ndërkombëtare për vlerësimin e monedhës së tij. Banka Qendrore vendosi një kurs këmbimi nga 6,7890 juan ndaj një dollari, në 6,7896 juan për një dollar. Nëse fitimi është shumë modest, ky është niveli më i lartë i vlerësimit të juanit në raport me dollarin që prej reformës së sitemit kinez përsa i përket kursit të këmbimit në korrik 2005. Kina u bë objekt i presioneve të partnerëve të mëdhenj gjatë samitit të G20-s qu u zhvillua në Toronto dhe në mënyrë të veçantë u kritikua nga presidenti amerikan, Barack Obama, i cili i kërkoi Kinës ta marrë seriozisht angazhimin e saj për vlerësimin e monedhës./ /ec/ a.jor.
KOMENTE