English

Eurobarometri: Mbi 60% e evropianëve veriorë merren me sport, në jug vetëm 3%

Romë, 28 Qershor, NOA – Vetëm në shtatë vende të Bashkimit Evropian, shumica e qytetarëve marrin pjesë rregullisht në aktivitete sportive, ndërsa në të tjerat banorët e tyre janë bërë disi apatikë.

Te grupi i fundit futet edhe Italia, e cila së bashku me Greqinë dhe Bullgarinë, kapin shifra deri ne 3 përqind të banorëve të tyre që praktikojnë ndonjë aktivitet fizik ose sportiv, apo që bëjnë sport rregullisht.

Lajmi është dhënë nga një sondazh i Eurobarometrit lidhur me ushtrimin e praktikave sportive në Bashkimin Evropian.

Ndërkaq, në fund të 2009, me ratifikimin e Traktatit të Lisbonës, shtetet anëtare të BE-së janë zotuar për të promovuar sportin me përmirësimin e objekteve dhe mundësive sportive që aplikohen nga qytetarët.

Që atëherë, sporti është bërë pjesë e politikave të Bashkimit Evropian, jo vetëm për rolin e saj në drejtim të aspektit fizik dhe shëndetësor, por edhe për vlerat e tij të larta arsimore dhe sociale.

Drejtuesit e Eurobarometrit tregojnë sesi për të kuptuar më mirë rolin që luan sporti brenda shteteve anëtare, u anketuan më shumë se 26 000 evropianë që u përkasin 27 vendeve anëtare.

Sipas rezultateve të këtij sondazhi, njerëzit e vendeve veriore europiane priren të jenë sportivë më shumë se mesatarja evropiane, ku renditim me 72 përqind banorët e Finlandës dhe ata të Suedisë, 64 përqind të Danimarkës, në krahasim me 40 përqind të mesatares evropiane, për njerëzit që merren me aktivitet fizik apo sport.

Përveç vendeve nordike, kombet "sportive" janë edhe Irlanda ku 58 përqind e njerëzve merren me aktivitete sportive, të paktën një herë në javë, Holanda me 56 përqind, Sllovenia me 52 përqind dhe Luksemburgu me 51 përqind.

Në vend të kësaj, qytetarët e vendeve jugore të Evropës janë më pak të angazhuar me aktivitet fizik si Bullgaria, Greqia dhe Italia, ku njerëzit që praktikojnë sportin rregullisht janë vetëm 3 përqind e popullatës.

n.e/NOA

KOMENTE