Gjykata: Mungojnë Avokatët, Shtyhet Seanca Për Çështjen "Gërdeci"
TIRANE, 28 Qershor/ATSH/.- Ka dështuar sot për mungesë avokatësh seanca e radhës për çështjen "Gërdeci", me 29 të pandehur, në pjesën më të madhe ish -drejtues të ministrisë së Mbrojtjes dhe të Ushtrisë.
Në seancën e parashikuar për t'u zhvilluar sot në Gjykatën e rrethit të Tiranës munguan 4 avokatë, përfaqësues të interesave të disa prej të pandehurve në këtë proces. Në këto kushte, Gjykata vendosi pezullimin e sencës dhe vazhdimin e saj ditën e premte.
Si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm të ndodhur më 15 mars të vitit 2008 në ish- fabrikën e demontimit të municioneve luftarake në fshatin Gërdec të Tiranës, humbën jetën 26 persona, ndërsa shumë të tjerë mbetën të plagosur.
Çështja "Gërdeci" konsiderohet më e madhja në historinë gjyqësore, me 29 të pandehur dhe mbi 300 dëshmitarë, të cilët aktualisht janë duke dhënë dëshmitë e tyre para Gjykatës. /a.m//a.ke/