English

Holanda skualifikon Sllovakinë, në çerekfinale me fituesin e mbrëmjes së sotme

Durban, 28 Qershor, NOA – Fituan lavdi duke mundur Italinë e madhe dhe duke e dërguar në shtëpi pa arritur dot të kualifikohet për në fazën e dytë të kampionatit botëror “Afrika e Jugut 2010”, por gëzimi i tyre nuk do të vazhdonte gjatë.

Kjo pasi sllovakët janë mundur sot nga ekipi i Holandës në ndeshjen e fazës eliminatore, ndërsa synonin të shkonin të paktën deri në çerekfinale me fitoret e realizuara në grup.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin "Moses Mabhida" në Durban, përfundoi me fitoren e holandezëve me rezultat 2-1, ku Robben, arriti ta mposhtë portierin Jan Mucha duke shënuar gol në minutën e 18 të ndeshjes.

Ndërsa goli i dytë për holandezët u shënua në minutën e 84 të ndeshjes nga Sneijder,

kurse Sllovakia do shënonte një penallti vetëm në minutën e fundit të lojës, por pa mundur që ai të kishte peshë kualifikuese.

I bie tashmë që Holanda të presë edhe fituesin e mbrëmjes së sotme, nga ndeshja Brazil-Kili, për të programuar çerek-finalen e saj, e ku i dihet, pse jo, edhe gjysmëfinalen.

Me rezultatin 2-1, Holanda sot tregoi se ishte bindëse, dhe me një lojë që mund të premtojë.

n.e/NOA

KOMENTE