Irani Akuzon Cia-N Për Luftë Psikologjike Pas Propozimeve Të Panettas
TEHERAN, 28 qershor /ATSH-AFP/ - Irani akuzoi sot CIA-n se ka kryer një luftë psikologjike pas deklaratave të shefit të saj, Leon Panetta dhe konfirmoi se CIA është në dijeni që programi bërthamor iranian nuk ka qëllime ushtarake.
"Këto lloj deklaratash janë pjesë e një lufte psikologjike ndërmarrë për të dhënë një vizion negativ mbi aktivitetet paqësore të Iranit'', deklaroi zëdhënësi i diplomacisë iraniane, Ramin Mehmanparast, cituar nga agjencia zyrtare iraniane e lajmeve, Irna.
"Zyrtarët amerikanë dhe aq më tepër shërbimet sekrete amerikane e dinë mirë që programi bërthamor iranian nuk është aspak ushtarak'', shtoi ai./
/ec/ a.jor.