English

Izraeli: Nuk Jemi Informuar Për Kufizim Të Hyrjeve Në Hapësirën Ajrore Turke

JERUSALEM, 28 qershor /ATSH-AFP/ - Izraeli deklaroi sot se nuk ishte informuar lidhur me kufizimet për avionët civilë në hapësirën ajrore turke, menjëherë pas ndalimit të një avioni ushtarak izraelit të hynte në territorin ajror të Turqisë. "Sipas ministrit izraelit të Transporteve, Izrael Katz, Zyra e Aviacionit Civile nuk kishte marrë deri tani asnjë njoftim zyrtar nga pala turke", njoftoi përmes një deklarate ministria. "Katz ka dhënë direktiva Zyrës së Aviacionit Civil të vazhdojë të operojë si zakonisht lidhur me fluturimet mes Izraelit dhe Turqisë", theksohej në deklaratë. Turqia mbylli hapësirën e saj ajrore dhe nuk lejoi hyrjen e një avioni ushtarak izraelit, kjo pas sulmit izraelit ndaj një autokolone detare nisur drejt Gazës, ku mbetën të vdekur nëntë turq, deklaroi sot kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan dhe disa burime diplomatike./ /i.p/
KOMENTE