Kirgistan - Osbe Përshëndet Referendumin Pavarësisht Disa Shkeljeve
BISHKEK, 28 qershor /ATSH-AFP/ - Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) përshëndeti sot qeverinë e përkohshme të Kirgistanit për organizmin e referendumit për Kushtetutën e re duke nënvizuar se ishin vërejtur dhe shkelje.
"Duke marrë parasysh klimën shumë të vështirë (...), qeveria e përkohshme dhe autoritet e tjera meritojnë të përshëndeten pasi kanë organizuar një proces shumë të qetë zgjedhor'', deklaroi ambasadori, Boris Frlec, shef i misionit të vëzhgimit, cituar në një komunikatë.
Megjithatë, organizata ka verejtur disa shkelje si mungesa e verifikit të identitetit të zgjedhësve për të evituar votat e shumëfishta dhe numërimi i votave nuk ka qenë shumë pozitiv.
OSBE-ja refuzoi të dërgojë një mision të plotë në vend për vëzhgimin zgjedhjeve për shkak të përleshjeve të dhunshme ndëretnike të ndodhura kohët e fundit në jug të vendit./
/ec/ a.jor.