Osh, 28 Qershor, NOA - Në Kirgizstan, qytetarët votuan dje me referendum për Kushtetutën e re, e cila përcakton nëse nëse presidentit duhet t’i hiqen apo jo më shumë kompetenca, duke kaluar prej tij tek parlamenti.
Përfundimet paraprake të votimeve treguan sesi mëse 90 përqind votues kanë miratuar kushtetutën e re në referendum, duke zgjedhur që ta vënë vendin në kursin e ri kundër të kaluarës autoritare.
Kështu, Kushtetuta e re e redukton dukshëm pushtetin e presidentit dhe e bën vendin të parën republikë parlamentare në Azinë qendrore.
Një fakt i tillë është kundërshtuar nga Rusia, ku presidenti Dimitri Medvedev, tha se referendumi për demokracinë parlamentare ka rrezik të shkaktojë “kolapsin e shtetit”, dhe shtoi se vendi ka nevojë për një qeveri të fortë që të shmangë mundësinë e tillë.
Referendumi u krye pas Kirgizistani u përfshi nga dhuna masive mes kirgizëve dhe uzbekëve, ku mijëra nga këta të fundit u larguan si refugjatë prej tij.
Ndërkaq, vendin e udhëheq qeveria provizore e drejtuar nga Roza Otunbajeva, e cila erdhi në pushtet pas një kryengritje në muajin prill të këtij viti.
n.e/NOA