English

Kryeministri, mesazh ngushëllimi për vdekjen e aktorit Petrika Gjezi

Tiranë, 28 Qershor, NOA – Ndërsa humbi dje jetën gjatë një aksidenti fatal rrugor, kryeministri Berisha i dërgoi sot një mesazh ngushëllimi familjarëve të aktorit korçar, Petrika Gjezi.

“Ndihem thellësisht i prekur dhe i hidhëruar nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut tuaj më të dashur, të aktorit që me interpretimin dhe talentin e tij i ka falur teatrit dhe kinematografisë shqiptare shumë role të spikatura që do të mbeten në kujtesën e të gjithë shqiptarëve dhe në fondin e vyer të kinematografisë shqiptare”, shkruan kreu i qeverisë në këtë mesazh ngushëllimi.

Duke shtuar se Petrika Gjezi përmes roleve të interpretuara me mjeshtëri prej tij, në disa nga filmat më të bukur shqiptarë, do të mbetet në zemrën dhe mendjen e Korçës së tij të dashur ku u lind, u rrit dhe u shkollua duke u mëkua me pasionin dhe dashurinë për këtë art fisnik.

“Ai do të mbetet i pashlyer në zemrën dhe mendjen e të gjithë artdashësve shqiptarë.

Në emrin tim dhe të qeverisë shqiptare ju përcjell ngushëllimet më të ndjera për të”, përfundon mesazhi i kryeministrit.

n.e/NOA

KOMENTE