English

Kukes: Bie Ritmi I Shfaqjes Se Semundjes Se Etheve Hemoragjike

KUKES, 28 qershor/ATSH-R.Hoxha./- Rastet e shfaqjes së sëmundjes së etheve hemoragjike në qarkun e Kukësit, të cilat shkaktuan shqetësim tek banorët dhe specialistët e shëndetësisë, kanë ardhur duke u reduktuar. "Që prej 4 ditësh nuk kemi asnjë rast të sëmundjes, madje edhe të prekurit deri tani, janë drejt shërimit të plotë", tha sot për ATSH-në, mjeku infeksionist dhe drejtor rajonal i shëndetit publik, Nikolin Martini. "Pozitive është se të prekurit nga kjo sëmundje e rrezikshme për jetën janë paraqitur menjëherë në spital, ç'ka ka sjellë kurimin e tyre efikas", thotë mjeku Mark Nufi. Sëmundja e etheve hemoragjike në qarkun e Kukësit u shfaq në fillim të muajit dhe deri tani ka prekur 12 persona, prej të cilëve 5 janë trajtuar në spitalin infektiv të Tiranës. Për parandalimin e përhapjes së saj, të gjithë fshatrat ku është konstatuar ekzistenca e sëmundjes, është kryer procesi i dezinfektimit. Nga kjo sëmundje, në rrethin e Hasit pati edhe një të vdekur, një grua, e cila ndonëse u dërgua në spitalin e Prishtinës nuk mundi të mbijetojë. Sëmundja e etheve hemoragjike nisi të shfaqet pas vitit '85 dhe ndonëse me raste të pakta, ka qenë e pranishme cdo vit në këtë rajon, duke prekur kryesisht moshat 12 - 50 vjec. Burimi i sëmundjes janë nga rriçra e kafshëve, jep menjëherë temperaturë të lartë, ethe dhe hemoragji të brendshme./n.m/
KOMENTE