Lushnjë, 28 qershor, NOA Update– Dhuna seksuale ndaj të miturve është kthyer në një nga plagët më të rënda të familjes shqiptare.
Dje në qytetin e Lushnjes ka rënë në kthetrat e dhunës seksuale një tjetër e mitur, 9 vjeçarja, me iniciale M.Sh.
Nëntëvjeçarja sipas burimeve nga policia e Lushnjës, banon në Kolonjë të gjyshërit e saj, pasi prindërit punojnë në Greqi.
Sipas informacioneve vajza e mitur është gjendur në pyllin e Ardenicës në gjendje të traumatizuar.
Sipas policisë, e cila ka mundur të zbulojë disa nga momentet e para të ngjarjes së rëndë, vajza e vogël kishte dalë si çdo ditë për të blerë bukë, dhe është gënjyer në një moment nga një i panjohur, i cili i ka ofruar para në këmbim të një shërbimi të vogël, e më pas e ka marrë me vete dhe e ka çuar në pyllin e Ardenicës, ku e ka përdhunuar për disa orë.
E vogla është gjetur në gjendje shumë të rëndë psikike dhe shëndetësore nga dhunimi që përjetoi, ndaj dhe pas mjekimit në spitalin e Lushnjës ajo është dërguar në Qendrën Spitalore Nënë Tereza në Tiranë.
Policia e Lushnjes ende nuk e ka identifikuar mashtruesin e vajzës së njomë, por ai mendohet të jetë jo më shumë se 35 vjeç.
Deri sa të arrestohet, një fakt i dhimbshëm është, se përdhunuesi i të miturës endet i lirë nëpër qytet, pse jo në pritje të një preje tjetër.
mit/NOA