Tiranë, 28 qershor, NOA – Komisioni i Ligjeve te Parlamentit, ka miratuar sot pa votën e opozitës ligjin për faljet e të dënuarve. Diskutimi për miratimin e këtij ligji hapi debate mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.
Deputetët e opozitës kanë kundërshtuar nenin 10 të këtij ligji, i cili sipas deputetëve të Partisë Socialiste cenon kompetencat e presidentit duke i dhënë më shumë kompetenca ministrit të Drejtësisë.Ligji për faljen e të dënuarve ka shkaktuar debate në Komisionin parlamentar të Ligjeve. Deputetë të opozitës dhe mazhorancës janë përplasur në lidhje me nenin 7 të projekt/ligjit për faljet i cili parashikon dërgimin e kërkesës për falje në Ministrinë e Drejtësisë.
“Ne nuk mund t’i japim të drejtën ministrit të Drejtësisë për faljen e të dënuarve, pasi kompetencë për amnisti ka vetëm presidenti”, ka deklaruar në komisionin e ligjeve, deputeti socialist, Saimir Tahiri.
Por, sipas deputetit të Partisë Demokratike, Eduart Halimi, ligji për amnistinë e të dënuarëve i është referuar Kushtetutës italiane, i cili parashikon që kërkesa për faljen e të dënuarve t’i kalojë ministrit të Drejtësisë.
Opozita e kundërshtoi rishtas duke theksuar se kërkesa për faljen e të dënuarëve duhet t’i kalojë direkt Presidentit të Republikës.
Pëplasja mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës ishin për nenin 7 të këtij ligji, i cili u miratua pak minuta më parë vetëm me votat e mazhorancës, ndërsa opozita voti kundër.
mit/NOA