Zyrih, 28 Qershor, NOA – Eshtë ndarë papritur nga jeta Nikolas Hajek, kreu i kompanisë lider zviceriane të prodhimit të orëve, Swatch.
Në moshën 82-vjeçare, ai largohet duke lënë një pasuri të madhe në botën e orëve, siç është marka “Swatch”.
I lindur në Liban, tashmë ai ka lënë djalin e tij të drejtojë kompaninë e njohur të orëve.
n.e/NOA