Obama: Okb-Ja Duhet Të Denoncojë Qendrimin E Papranueshëm Të Phenianit
TORONTO, 28 qershor /ATSH-AFP/ - Kombet e Bashkuara duhet t'i bëjnë të ditur Koresë së Veriut se sjellja e saj është e papranueshme, deklaroi dje në samitin e G20-s, presidenti amerikan, Barack Obama duke paralajmëruar Kinën, aleate kryesore e Phenianit, kundër çdo verbërie të paramenduar.
"Objektivi ynë kryesor është që të bindim Këshillin e Sigurimit të OKB-së se Koreja e Veriut ka një sjellje agresive që është e papranueshme për komunitetin ndërkombëtar'', deklaroi Obama në një konferencë shtypi.
"Mendoj se ka një deferencim mes përmbajtjes dhe verbërisë së paramenduar përballë problemeve të vazhdueshme'', shtoi presidenti amerikan, Obama, i cili shtoi se kishte zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta me presidentin kinez, Hu Jintao mbi këtë çështje.
Presidenti amerikan, përmendi hetimin ndërkombëtar që shpalli fajtor Phenianin për mbytjen e anijes koreanojugore ku si pasojë humbën jetën të paktën 46 marinarë./
/ec/ a.jor.