Uashington, 28 Qershor, NOA – Presidenti amerikan, Barak Obama ka emëruar ish-përfaqësuesin zyrtar të SHBA-ve në Shqipëri, Xhejms Xhefri, si ambasadorin e ri amerikan në Irak.
Në këtë mënyrë, Xhefri i bie të zëvendësojë ambasadorin aktual amerikan në Irak, Christopher Hill, i cili filloi duke shërbyer në këtë post në prill 2009.
Me postin aktual si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Turqi, Xhefri është një diplomat karriere i cili ka shërbyer në Turqi tri herë në të kaluarën para se të shkonte në Ankara si ambasador në dhjetor 2008.
Ndërkaq, Xhefri shërbeu si ambasador i SHBA-ve në Shqipëri 2002-2004, ndërsa ai ishte edhe zv/shefi i misionit të ambasadës së SHBA-së në Bagdad 2004-2005.Ndërkaq, tani mbetet që Senati i SHBA-ve ta miratojë propozimin e presidentit Obama para se Xhefri të marrë postin e ri.
n.e/NOA