English

Pakistan - Të Paktën 15 Viktima Nga Shpërthimi I Një Autocisterne Gazi

KARAÇI, 28 qershor /ATSH-AFP/ - Të paktën 15 persona mbetën të vdekur sot dhe mbi 40 të tjerë u plagosën nga një shpërthim aksidental i një autocisterne gazi në një qytet jugor të Pakistanit, njoftuan burime policore. Shpërthimi ndodhi në Hyderabad, qyteti i dytë më i madh në provincën juglindore pakistaneze Sind. "Të paktën 15 persona humbën jetën dhe mbi 40 të tjerë janë plagosur, nga shpërthimi", deklaroi për AFP Jamil Soomro, zëdhënësi i qeverisjes lokale në Sind, që pas Karaçit konsiderohet si kryeqyteti i provincës. "Një kamion që po transportonte një cisternë të madhe gazi shpërtheu dhe duket se kjo ishte një aksident", konfirmoi në linje telefonike Fayyaz Leghari, shefi i policisë në Hyderabad, i cili shtoi se kamioni po hynte në një pikë funrnizimi me gaz. Kreu i policisë së provincës, Salahuddin Babar Khattak, konfirmoi për AFP-në bilancin, po ashtu edhe origjinën e shpërthimit./ /i.p/
KOMENTE