Papandreu: Përpara Greqisë Nuk Shtrohet Çështja E Daljes Nga Zona Euro
ATHINË, 28 qershor /ATSH-MIA/ - Para Greqisë askush nuk parashtron pyetjen për largimin e saj nga zona euro, deklaroi kryeministri grek, Jorgos Papandreu në një intervistë për BBC duke e mohuar në këtë mënyrë edhe një herë mundësinë që Athina të heqë dorë nga euroja.
"Greqia ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të mënjanuar një mundësi të tillë'', deklaroi Papandreu.
''Me faktin që krijoi mekanizma për të na ndihmuar, Evropa tregoi se dëshiron që Greqia të mbetet në eurozonë", theksoi ai./
a.jor.