English

Pasqyra E Shtypit Te Kosoves

PRISHTINË, 28 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Express" BASHKË NË SFIDA - Kryeministri Sali Berisha dhe Kryeministri Hashim Thaçi të dielën drekuan bashkë në Durrës. Ata ranë dakord që Shqipëria t'i japë Kosovës çdo dokument që i duhet në rrugën e saj drejt BE-së. Po ashtu, diplomacia shqiptare do të jetë krah i fortë i Prishtinës, pasi që Gjykata e Botës ta shpallë opinionin për ligjshmërinë e pavarësisë. Tituj të tjerë: Mashtrimet e MPJ-së - Ministria e Punëve të Jashtme pat njoftuar se kosovarët që jetojnë në diaporë, që nga 15 qershori do të mund të aplikonin për pasaporta në Konsullata. Komunat shkelin njësoj - Komunat e Kosovës duket se i kanë problemet e njëjta Presidenti: Shkelësi i Parë i Kushtetutës - Opinion Koment - Zhurma - Paradoksi i Kosovës është që qeverisja e keqe po e gjen "bashkëpunëtorin" në një opozitë po ashtu të keqe. "Koha Ditore" Misioni i BE-s mbetet me paralajmërimet se do të ketë arrestime - EULEX-i MOHON PRESIONIN POLITIK - "Siç është thënë shumë herë, shumë raste të hetimeve kërkojnë kohë dhe fakti se nuk ka shenja që shihen publikisht, nuk do të thotë se hetimet nuk po zhvillohen. Duhet ta kemi parasysh se jo në të gjitha rastet ka nevojë për arrestime, në mënyrë që një hetim të zhvillohet", ka thënë Limdal. Foto lajmi: Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Shqipërisë, Sali Berisha, kanë shprehur angazhimin e përbashkët për të intensifikuar marrëdhëniet ndërshtetërore në të gjitha fushat, por duke e veçuar integrimin evropian si prioritet. Kryeministri i Kosovës, i shoqëruar nga tre ministra të kabinetit të tij qeveritar, është pritur në një drekë pune nga kryeministri i Shqipërisë, të dielën, në rezidencën qeveritare në qytetin bregdetar të Durrësit. Tituj të tjerë: Takimi i Prizrenit forcon platformën e partneritetit rajonal PK-ja thotë se serbët kanë hyrë duke iu nënshtruar procedurave Qeveria s'ua beson çështjet financiare drejtuesve komunalë Asetet e PTK-së "tetëfish më të lira" se në rajon Auditori tregon për anomali në financat e kryeqytetit Ivanoviq: Destabilizim, nëse kthehen gjykatësit në veri - Oliver Ivanoviq, sekretar i Shtetit në Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka kërcënuar me destabilizim të situatës, nëse realizohet kthimi i nga dy gjykatësësve shqiptarë dhe serbë në objektin e Gjykatës së Qarkut në veri. "Bota Sot" OPTIMIST SE GJND-ja DO TË VENDOSË POZITIVISHT PËR KOSOVËN - Berisha e Thaçi takohen në Durrës Tituj të tjerë: Katërshja ballkanike tregoi vendosmërinë për integrim të përbashkët Agjencia që tmerron të pasuruarit pa ligjshëm - Zvarritet themelimi i Agjencisë për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar Fqinjësi e mirë, por pa kompromise në dëm të Kosovës Targat ilegale të Serbisë do të ndalohen në shtator! - Prezanca serbe e pranishme nëpërmjet simboleve Plaga e Çamërisë - Editoriali "Lajm" SHQIPËRIA DO TË SHKËMBEJË GJITHÇKA ME KOSOVËN - Kryeministrat Sali Berisha e Hashim Thçi në Durrës biseduan për bashkëpunim në proceset integruese Tituj të tjerë: Heqja e barrierave kufitare në rajon nismë e parezalizueshme - Mini-Shengeni, i dëmshëm Çfarë të bisedohet e çfarë jo ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit? - Shkëmbimi i territoreve, i padiskutueshëm - Nuk duhet të diskutohet çështja e statusit, integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës, çështja e veriut, e as shkëmbimi i territoreve Qeveria do ta zhvillojë kulturën kombëtare - Intervistë me Lutfi Hazirin, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës Parku i frikshëm - "Ujqit" në Gërmi "Tribuna shqiptare" Në Prevallë përfunduan punimet e Samitit të Prizrenit - PAJTOHEN PËR SHENGEN BALLKANIK Tituj të tjerë: Tiranë - Bashkë në BE - Dy kryeministrat, ai i Shqipërisë, Sali Berisha dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi, janë takuar në Durrës. Prishtinë - Serbia pengon rajonin - Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, tha se Bashkimi Evropian do të mbetej i paplotë pa Kosovën Shkup - Akuzon BDI-në - Demokracia e Re akuzoi Bashkimin Demokratik për Integrime sepse ka votuar kundër propozimeve proshqiptare. Zhgënjehen nga Beogradi - Vendimi i Beogradit për shuarjen e administratave paralele të shtatë komunave të Kosovës, kritikohet nga politikanët serbë, që nuk janë pjesë e institucioneve të Kosovës. PK siguron festën e Vidovdanit "Zëri" SPIUNËT POLITIKË - Derisa thuhet se kryeministri Thaçi ka marrë informata nga AKI, opozita vlerëson se ky institucion është jofunksional Tituj të tjerë: Bashkëpunim për integrime - Kryeministri i Shqipërisë, Sali Brisha dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi, patën një drekë pune në Durrës. Minisamiti i suksesit Muja thyen ligjin GJND pengon pushimet e politikanëve - Presidenti mund të mos pushojë, kryeparlamentari kur Kuvendi pushon, kryeministri pret GJND-në "Epoka e Re" Kryeministri shqiptar Sali Berisha ka pasur një drekë pune me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi - Pas vendimit të GJND-së, premtojnë një valë njohjesh për Kosovën Tituj të tjerë: Premtim i fortë - Hoxhaj, mësimdhënësve: Pagat do të rriten fuqishëm Minishengeni ballkanik, afër realizimit në praktikë Pjesëtarët e komunitetit serb ia "mësyjnë" Gazimestanit, Policia e Kosovës e përgatitur për ruatjen e rendit - 500 policë për "Vidovdan" Sfidat e reja të Albin Kurtit Sot diplomohen kadetët e Qendrës për Studime Universitare të FSK-së "Infopress" BASHKËPUNIM NË ÇDO QELIZË - Berisha e Thaçi, drekë pune në Durrës Tituj të tjerë: Mini-Shengen për rajonin Serbia po pengon rajonin 900 motoçiklistë serbë hyjnë në Kosovë Ferizaj, shembull për siguri Editorial - Një javë e mahnitshme "Kosova Sot" Skandaloze: Agjencitë informative, jashtë kontrollit të institucioneve - KOSOVA NË SHËNJESTËR TË SPIUNËVE Tituj të tjerë: Berisha- Thaçi: Bashkëpunim për proceset integruese Rikonfigurohet politika Brenda vitit i vihet "kapaku" Ligjit për zgjedhjet Editoriali - Minisamiti i Prizrenit, përpjekje për një evropianizim mes fqinjësh /a.ke/
KOMENTE