English

Pastrimi i detit nga nafta, “BP” po i kushton 100 milionë USD në ditë

Luiziana, 28 Qershor, NOA – Kompania britanike naftë-nxjerrëse “British Petroleum” ka shpenzuar mëse 300 milionë dollarë gjatë tre ditëve të fundit për t'iu përgjigjur derdhjet e naftës në Gjirin e Meksikës.

Kështu, ekspertët e kësaj kompanie pohojnë se po shpenzojnë gati 100 milionë dollarë në ditë për të rikuperuar pastrimin e detit nga nafta.

Gjigandi i naftës deklaron se në këto shpenzime përfshihen operacionet për të ndalur derdhjen e naftës, për të pastruar zonat e prekura prej saj në det, si edhe kostoja e pagesës së dëmeve.

Për këto të fundit, kanë mbërritur deri tani mëse 41.000 kërkesa të përpunuara, ndërsa në total parashikohet që të jenë rreth 40 mijë të tilla.

Thuhet se deri tani, janë paguar mëse 128 milionë dollarë, por është ende shumë herët, që të përcaktohet sasia e shpenzimeve totale të shkaktuara nga ndotja e naftës.

n.e/NOA

KOMENTE