English

Pd: Biznesi I Vogël Në Tiranë T'I Paguajë Detyrimet Sipas Ligjit

- Deputeti Mima reagon ndaj vjeljes së paligjshme të tatimeve nga ana e Bashkisë së Tiranës - TIRANË, 28 Qershor/ATSH/.- Deputeti i Partisë Demokratike (PD), Florian Mima, përmes një deklarate për shtyp i kërkoi sot biznesit të vogël në kryeqytet që të paguajë detyrimet sipas ligjit. Mima tha se kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, "në thyerje totale të ligjit, vijon të vjelë tatime, taksa dhe tarifa, të cilat tejkalojnë disa herë kufirin e vendosur nga ligji, sipas të cilit të gjitha tatimet, taksat dhe tarifat nuk mund të jenë më shumë se 10% e nivelit tregues të taksës për biznesin e vogël". "Të gjithë ata, që ende nuk e kanë kryer pagesën, të injorojnë njoftim-tatimet ilegale të bashkisë dhe të paguajnë vetëm detyrimin që thotë ligji. 10% e taksës së biznesit të vogël është detyrimi juaj total për të gjitha taksat dhe tarifat lokale", tha Mima. Ai i bëri thirrje të gjithë trupave të ngarkuar me ligj, të ndërmarrin sa më parë veprime verifikuese, kontrolluese dhe bllokuese të kësaj rrugë antiligjore dhe të garantojnë transparencën në sytë e publikut në përgjithësi dhe komunitetit të biznesit të vogël në veçanti. /a.s//a.ke/
KOMENTE