English

Përdhunohet 9 vjeçarja në Lushnjë, policia: Mashtruesi abuzues, ende i lirë

Lushnjë, 28 qershor, NOA – Në kthetrat e dhunës seksuale një tjetër e mitur. Burime nga policia e Lushnjës, thanë për agjencinë NOA se ditën e Diel, një nëntëvjeçare është përdhunuar në fshatin Kolonjë të këtij qyteti.

Sipas informacioneve nga familja e saj, vajza e vogël kishte dalë si çdo ditë për të blerë bukë, dhe është gënjyer në një moment nga një i panjohur, i cili i ka ofruar para në këmbim të një shërbimi të vogël, e më pas e ka dhunuar seksualisht.

E mitura është përdhunuar për disa orë rresht nga mashtruesi dhe pasi është lënë e lirë prej tij është kthyer në shtëpi në gjendje të traumatizuar, kur është bërë edhe denoncimi i faktit në polici.

Për shkak të gjendjes së saj të rëndë psikike dhe shëndetësore familjarët e saj dhe dhe punonjësit e policisë e kanë dërguar për të marrë mjekime në Qendrën Spitalore Nënë Tereza në Tiranë.

Policia e Lushnjes ende nuk ka zbuluar përdhunuesin e të miturës, ndërsa ai endet i lirë rugëve të qytetit, në kërkim të një tjetër akti.

mit/NOA

KOMENTE