Qeveria Merr Eurobondin, Përfundon Me Sukses Ankandi
TIRANE, 28 Qershor /ATSH/- Qeveria shqiptare ka përfunduar me sukses ankandin e zhvilluar sot për marrjen e eurobondit në tregun e brendshëm. Burime nga Ministria e Financave bënë të ditur se operacioni për të marrë 25 milionë euro me një normë interesi prej 5.8 për qind ka përfunduar me sukses të hënën.
Sipas Ministrisë së Financave, në ankand janë ofruar 33 milionë euro, me një normë interesi prej 6.2 për qind, por qeveria ka marrë vetëm shumën e kërkuar. Ekspertet e ekonomisë e vlerësojnë zhvillimin e këtij procesi, si tregues te stabilitetit makroekonomik te vendit. Kërkesa e qeverisë dhe Ministrisë së Financave për marrjen e eurobondit në tregun e brendshmëm, erdhi si rezultat i vështirësive ekonomike që po has tregu evropian, ndaj dhe qeveria e gjeti zgjidhjen ne tregun e brendshëm./e.xh//s.s./