English

Rendi Në 24 Orë, Autorë Të Veprave Penale Para Drejtësisë

TIRANË, 28 Qershor /ATSH / - Vetëm në 24 orët e fundit, nën akuzën e veprave penale të "vjedhjes, shkeljes së rregullave te qarkullimit, si dhe trafikut të narkotikëve", policia e kryeqytetit arrestoi shtatë persona, ndërkohë që në gjendje të lirë, do të ndiqet një shtetase. Burimet zyrtare të Policisë së Tiranës informuan të hënën për ATSH-në se, në kushtet e flagrancës u arrestua një 44 vjeçar nga Tirana, i dyshuar për vjedhje në një supërmarket pranë rruges "Budit" në kryeqytet, ndërsa do të ndiqet në gjendje të lirë bashkëshortja e tij, e dyshuar si bashkëautore në këtë vjedhje. U arrestua në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 në kryeqytet, shtetasi Besim Prishaj, 22 vjeç, nga Tirana, i cili në bashkëpunim edhe me një shtetas tjetër, dyshohen se kanë vjedhur motorrin e një shtetasi. Për veprën penale të "kundërshtimit me dhunë të punonjësit të policisë", u arrestua nga blutë e Tiranës, Lulzim Çukaj, 28 vjeç, lindur në Fushë Arrëz dhe banues në Laprakë . Ndërkohë, për "shkelje të rregullave të qarkullimit, duke vënë në rrezik jetën e një shtetasi", policia e kryeqytetit arrestoi Serxho Papa, 19 vjeç nga Tirana. Sipas burimeve të Policisë, 19 vjeçari Papa, ka aksidentuar me mjetin e tij një 43 vjeçar me kombësi sllovake, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak jashtë rrezikut për jetën. Për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, u arrestua nga blutë e Kavajës, shtetasi Alketo Karameta, 34 vjeç nga Tirana, ndërkohë që gjatë kontrolloit fizik të ushtruar ndaj tij, policia sekuestroi lëndën narkotike të dyshuar kokainë, e ambalazhuar në qese plastmasi. Gjithashtu, blutë e Kavajës arrestuan në flagrancë edhe Aurel Hekurani, 26 vjeç, nga Kavaja, ndërsa iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy pako me letër alumini, me 0,9 gram lëndë narkotike, e dyshuar e llojit heroinë. Materialet hetimore në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Tiranës për hetime të mëtejshme./m.sh//a.ke/
KOMENTE