Tiranë, 28 Qershor, NOA – Eshtë shtyrë sërish ditën e sotme seanca e radhës për tragjedinë e Gërdecit për shkak të mungesës së avokatëve.
Kjo në fakt, ka qenë arsyeja e cila për të disatën herë ka lënë në mes gjykimin e të pandehurve për tragjedinë që shkaktoi 26 të vdekur, mbi 300 të plagosur dhe dëme të shumta materiale.
E parashikuar të vazhdonte me seancën e radhës sot në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë, seanca u ndërpre për shkak të mungesës së 3 avokatëve, fakt i cili dështoi dëgjimin e dëshmive të ndryshme, të cilat mendohet se do ta ndihmojnë procesin në fjalë.
Shtyrja për të disatën herë e seancave gjyqësore për çështjen me më shumë të pandehur në vendin tonë, ka shkaktuar nervozizëm te familjarët e viktimave, të cilët ende nuk po arrijnë të shohin dritën e gjykimit të tyre.
n.e/NOA