English

Sarandë: Grupi Polifonik "Zëri I Bilbilit" Vlerësohet Me Çmim Special Në Në Tetovë

SARANDË, 28 Qershor /ATSH-Telnis Skuqi/ - Grupi polifonik i Sarandës "Zëri i Bilbilit" u vlerësua me çmim special dhe dy çertifikata për këngët më të mira burimore në festivalin "Sharri këndon" në Tetovë të Maqedonisë. "Ansambi "Zëri i Bilbilit" konkuroi me 9 numra në një program prej 20 minuta. "Gjashtë prej tyre u vlerësuan si më burimoret", tha drejtuesi i ansamblit, Sinan Ahmeti. Në motivacionin e çmimit shkruhej: "Mirënjohje për pjesëmarrje dhe për kontributin e dhënë në ruajtjen dhe kultivimin e folklorit burimor shqiptar." Kënga burimore "Nën penxhere të shkova" kënduar nga Teuta Hajdari, dhe melodia me longar, e interpretuar nga Emin Bello, u vlerësuan me diploma. Festivali u organizua nga 24-26 qershor, në Tetovë, Maqedoni. Në të morën pjesë 15 grupe si "Burimet e Sharrit", "Jahi Hasani" Çegran, "Besa" Gostivar, "Lidhja e Prizrenit" Prizren, "Emin Duraku" Shkup, "Goca e Tivarit" Gostivar, "Zëri i Bilbilit" Sarandë, "Jehona e Malësisë së Sharrit", "Ibe Palikuqi" Shkup, "Valët e Liqenit" Ladorishtë, "Drita e Dërvenit " Dërven Shkup, "Jeta e Re" Sllupçan, Dhe "Shpresa" Veleshtë./ch/
KOMENTE