Shba - Vdes Robert Byrd, Dekani I Kongresit Amerikan
UASHINGTON, 28 qershor /ATSH-AFP/ - Senatori demokrat, Robert Byrd, dekani i Kongresit të SHBA-së, vdiq sot në moshën 92-vjeçare, njoftuan stacionet televizive amerikane.
Robert Byrd ishte më i moshuari i Kongresit ku ai shërbeu për më shumë se 57 vjet.
''Senatori i Virxhinias lindore u shtrua në spital javën e kaluar pasi vuante nga dehidratimi'', theksoi dje zyra tij.
Robert Byrd, një nga mbështetësit e presidentit amerikan, Barack Obama gjatë fushatës presidenciale të vitit 2008, shprehu keqardhje se kishte qenë anëtar i Ku Kluks Klanit dhe se kishte marrë pjesë në një manovër parlamentare që parashikonte vonimin e ligjit mbi të drejtat civile në vitin 1964./
/ec/ a.jor.