English

Shkaktoi aksident fatal, arrestohet 20-vjeçari

Korçë, 28 Qershor, NOA – Forcat e policisë së Korçës kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 20-vjeçarit Xhuliano Islami, banues në fshatin Lekas të këtij qyteti, pasi dyshohet se është autor i një aksidenti rrugor.

Kështu, burimet policore të Korçës konfirmojnë që në aksin rrugor Korçë-Voskopojë dhe konkretisht, në afërsi të fshatit Gjonomadh, duke drejtuar mjetin e tij Land Rover me targë KO 3281B, i lartpërmenduri është përplasur me mjetin Volksvagen me targë KO 3414B.

Si pasojë, ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit Perika Gjezi, 61 vjeç, banues në qytetin e Korçës.

U kryhen veprimet hetimore proceduriale për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal dhe materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE