Paris, 28 Qershor, NOA – Skualifikimi i i turpshëm i Francës, pa arritur dot të kualifikohet për në fazën e dytë të kampionatit botëror “Afrika e Jugut 2010”, ka bërë që kreu i Federatës Franceze të Futbollit, Zhan Pierr Eskalet, të japë dorëheqjen të premten.
Vendimi erdhi pas eliminimit të Francës qysh në ndeshjet në grupe gjatë eleminatoreve të “Afrika e Jugut 2010”, gjë e cila rëndoi shumë mbi imazhin e ekipit përfaqësues të kombëtares franceze gjatë evenimentit më të rëndësishëm futbollistik në botë.
Lojtarët e kombëtares franceze patën përplasje me trajnerin duke mos marrë pjesë dhe në një seancë stërvitore, konflikt që lindi pasi trajneri Rajmond Domenek dëboi futbollistin Nikolas Aneka.
Në të tilla kushte, kreu i Federatës Franceze e pa me vend të largohet nga detyra, përballë përplasjeve të tilla në kombëtare, pa mundur dot që të rikuperojë një Francë të fortë në kampionatin botëror “Afrika e Jugut 2010”.
n.e/NOA