English

Sport-Botëror/ Dyshja Roben - Snajder Çon Holandën Në Çerkfinale

TIRANË, 28 Qershor/ ATSH - Gjergji Mima/ - Holanda ka mundur lehtësisht Sllovakinë, duke kaluar kështu në çerekfinalen e botërorit Afrika e Jugut 2010. Tulipanët kanë kaluar në avantazh në minutën e 18-të me anë të Robben, i aktivizuar që në minutat e para të takimit pas dëmtimit që e kishte detyruar të mos luante në disa ndeshje të botërorit. Ndërkohë që ka qenë Snajder i cili në minutën e 84 i ka dhënë golin e qetësisë holandezëve. Për skuadrën sllovake goli i nderit është shënuar në minutën e katër shtesë me 11 metërsh nga Vittek. Për fazën e ardhshme Holanda do të presë skuadrën fituese të ndeshjes së mbrëmjes mes Brazilit dhe Kilit. Holandë - Sllovaki 2-1 Shënues: Robben 18, Sneijder 84'/ Vitek 94' (p) Holanda (4-2-3-1): Stekelenburg, Van der Viel, Heitinga, Mathijsen, Van Bronckhorst; Van Bommel, De Jong; Kuyt, Sneijder, Robben, Van Persie. (Boulahrouz, Ooijer, de Zeeuë, Braafheid, Vorm, Elia, Schaars, Babel, Afellay, Huntelaar, Boschker, van der Vaart). Trajner: Van Marvijk Sllovakia (4-4-2): Mucha, Pekarik, Skrtel, Durica, Zabavnik; Kopunek, Stoch, Hamsik, Kucka; Jendrisek, Vittek. (Pernis, Kuciak, Cech, Petras, Kozak, Weiss, Salata, Jakubko, Sapara, Sestak, Holosko). Trajner: Weiss. /s.s./
KOMENTE