English

Sport-Botëror/ Holanda, Me Probleme Përballë Sllovakisë

TIRANË, 28 Qershor /ATSH - Gjergji Mima/ - Holanda është i vetmi ekip, pas Argjentinës, që është kualifikuar në fazën e dytë me tre fitore nga ndeshjet e grupeve. Për skuadrën e Bert Van Marëijk janë të patolerueshme gabimet, nëse kërkon të kalojë në çerekfinale, për t'u përballur me Brazilin ose Kilin. "Shpresojmë se ky do të jetë viti yne, duhet të tregojmë se kemi mësuar nga gabimet e të kaluarës. Jemi në gjendje të fitojmë, por këtë duhet ta demonstrojmë në fushë. Ndeshja kundër Sllovakisë do të jetë e vështirë", tha sulmuesi Robin van Persie. Ndërkohë, një dëmtim i Uesli Shnajder ka prishur planet e trajnerit Bert Van Marvijk për ndeshjen e sotme përballë Sllovakisë, në të tetat e finales. Mesfushori i Interit ka një dëmtim në pulpë dhe nuk u stërvit me pjesën tjetër të ekipit ditën e djeshme. Megjithatë, stafi mjekësor i Holandës është optimist se ai do të luajë. Probleme ka patur edhe për Van Der Vart, sërish në pulpë. "Ka qenë një sezon i gjatë dhe i vështirë, kam luajtur shumë dhe kjo mendoj se më ka shkaktuar një lodhje muskulare", tha Shnajder për mediat holandeze. Portokallinjtë shihen si favoritë absolutë për të kaluar më tej, ndërkohë që përballë kanë një ekip surprizë si Sllovakia, e cila në eliminoi Italinë në grupe. Pritet që Van Marvijk t'i japë më shumë minuta Roben për këtë sfidë. Sllovakia debutuese në një botëror po lë mbresa. Pas dy ndeshjeve zhgënjyese kundër Zelandës së Re dhe Paraguajit në Grupin F, askush nuk i jepte shanse Sllovakisë se do të mundte Kampionen e Botës, Italinë. Mbetet për t'u parë, nëse trajneri Vladimir Weiss dhe djemtë e tij do të përsërisin suksesin. Hollandë - Sllovaki, formacionet e mundshme: Hollanda (4-2-3-1): Stekelenburg, Van der Wiel, Heitinga, Mathijsen, Van Bronckhorst; Van Bommel, De Jong; Kuyt, Sneijder, Van der Vaart, Van Persie. (Boulahrouz, Ooijer, de Zeeuw, Braafheid, Vorm, Elia, Schaars, Babel, Afellay, Huntelaar, Boschker, Robben). Trajner: Van Marwijk Sllovakia (4-4-2): Mucha, Pekarik, Skrtel, Durica, Zabavnik; Kopunek, Stoch, Hamsik, Kucka; Jendrisek, Vittek. (Pernis, Kuciak, Cech, Petras, Kozak, Weiss, Salata, Jakubko, Sapara, Sestak, Holosko). Trajner: Weiss Gjyqtar: Alberto Undiano (Spanjë) /a.ke/
KOMENTE