English

Turqia Mbyll Hapësirën E Saj Ajrore Për Izraelin

ANKARA, 28 qershor /ATSH-MIA/ - Kryeministri turk, Recep Taip Erdogan njoftoi sot se Ankaraja mbylli hapësirën e saj ajrore për Izraelin. Erdogan tha se Turqia ka vendosur ndalesë për fluturimet e aeroplanëve nga Izraeli si përgjigje ndaj sulmit izraelit kundër flotiljes humanitare për Rripin e Gazës më 31 maj. Gjatë sulmit të komandove izraelite u vranë nëntë punonjës humanitarë turq, ndërkohë që Izraeli thotë se ushtarët e tij janë vetëmbrojtur. Për shkak të këtij incidenti, Turqia e tërhoqi ambasadorin e saj nga Izraeli dhe anuloi manovrat e përbashkëta ushtarake izraelito-turke./ a.jor.
KOMENTE