English

Zvicër - Ndërron Jetë Nicolas Hayek, "Babai" I Orëve Swatch

GJENEVË, 28 qershor /ATSH-ANSA/ - Ndërroi jetë sot në moshën 82 vjeçare, Nicolas Hayek, themeluesi i kompanisë "Swatch", "babai" i orëve me famë botërore. Hayek ndërroi jetë papritmas në qytetin Bienë të Zvicrës (kantoni Bernë), për shkak të një ataku kardiak ndërsa punonte në ambientet e kompanisë së tij, njoftoi kompania në një komunikatë. Hayek e themeloi grupin "Swatch" në vitin 2003. Ai drejtonte këshillin e administrimit dhe ishte përgatitur që vendin e tij ta merrte i biri, Nick. Ai konsiderohej si përkrahësi i rilindjes së këtij sektori. "Swatch Group", që përfshin rreth 20 marka orësh, ndër të cilat Breguet, Blancpain dhe Tissot, faturon në vit më shumë se pesë miliardë franga dhe ka të punësuar 24 mijë persona. Hayek lindi 82 vjet më parë në veri të Libanit. Babai i tij ishte libanez dhe nëna amerikane. Ai u nderua me titullin honoris cauza në drejtësi dhe ekonomi nga Universiteti Neuchatel dhe Universiteti i Bolonjës. /e.v/
KOMENTE